Ndërprerja e kampionatit e gjeti Partizanin e trajnerit Adolfo Sormani në pikën më të ulët sezonale, ku humbja 5-1 në derbi u pasua edhe nga dy disfata të tjera.
Shpresohet që pauza t’u ketë bërë mirë “demave” dhe duke nisur nga përballja me Skënderbeun, të nisë ndryshimi për mirë në 10 ndeshjet e mbetura.
Në dallim nga takimet e fundit, ndryshimet në formacion për sfidën e 3 qershorit janë të padiskutueshme.
Lorenc Trashi rikthehet në formë, ndërsa Melo është i pezulluar nga kartonët. Por miqësorja me Turbinën ka lënë të kuptojë se ndaj Skënderbeut priten risi të tjera në mbrojtje dhe sulm. Bitri është projektuar si mbrojtës i djathtë, ndërsa sulmi pritet të jetë i gjithi shqiptar.