Trajneri braktis intervistën në TV, pas pyetjes provokuese të Diletta Leotta

0
Trajneri braktis intervistën në TV, pas pyetjes provokuese të Diletta Leotta
Gjigandi

Një surprizë kumbuese ka ndodhur drejtpërdrejt në TV, në “San Siro”, pas ndeshjes së fituar 2-0 nga Milani kundër Atalantës.

Gian Piero Gasperini, trajneri i skuadrës nga Bergamo braktisi papritur intervistën që po zhvillonte me “Dazn”.

Trajnerit të zikaltërve nuk i pëlqeu një pyetje për episodet e arbitrave nga gazetarja seksi Diletta Leotta. Në vend që të përgjigjej, Gasperini u kufizua në një “ok, faleminderit dhe lamtumirë”, duke u larguar nga mikrofoni pa paralajmërim.

Leotta e hodhi poshtë episodin me ironi. Më 2 maj, pas barazimit me Salernitanën, Gasperini komentoi në mënyrë shumë të ashpër paraqitjen sezonale të arbitrave:

“Ishte një fatkeqësi këtë vit. I keni pamjet, mund t’i nxirrni”, – ishin disa nga fjalët e tij në atë rast.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu