Një 19-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në bregdetin e ‘Bisht Pallës’ në Durrës.
Burime për median bëjnë me dije se i riu është futur në det për të shpëtuar dy persona, por nuk ja ka dalë. Mësohet se dy të miturit të moshës 15 vjeç kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër nuk ka mundur të dalë.
Po punohet për gjetjen e tij.