Trafikonte kokainë në mes të Athinës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

0
Gjigandi

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi është kapur duke trafikuar kokainë në qendër të Athinës.

Sipas policisë greke, i akuzuari është pikasur duke lëvizur në Kypseli me makinën e tij. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur të fshehura dy pako me 1.1 gram kokainë dhe shumën e parave prej 840 euro.

Ndërkohë, kontrollet kan vijuar edhe në shtëpinë e emigrantit, ku policia gjeti dhe konfiskoi një sasi kanabisi me peshë totale 15. 072 kg, 2 peshore, një celular dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe fatura dhe shënime të shkruara me dorë me shuma dhe emra të blerësve të kokainës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu