Tjetër përplasje vdekjeprurëse e trenave në Republikën Çeke

0
Gjigandi

Autoritetet thanë se një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke.

Ky është aksidenti i dytë fatal që ndodh në hekurudhat e Çekisë këtë muaj.
Sipas shërbimeve të emergjencës, treni i pasagjerëve është përplasur me një tren mallrash pranë Çeski Brodit, 30 kilometra në lindje të Pragës, mbrëmjen e së martës.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë të plagosurit.
Sipas tyre, së paku 35 njerëz janë plagosur – tetë nga ta në gjendje serioze.
Njëri nga makinistët e trenit ka vdekur gjatë përplasjes, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK.
Më 7 korrik, një përplasje tjetër e trenave në Çeki ka lënë dy njerëz të vrarë dhe 24 të plagosur.
Ky aksident ka ndodhur në veriperëndim të Çekisë, pranë kufirit me Gjermaninë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu