Tiranë/ Ishin duke luajtur me pistoletë, adoleshenti plagos veten

0
Gjigandi

Dy adoleshentë kanë qenë duke luajtur me një armë zjarri tip pistoletë gjatë ditës së djeshme në Tiranë teksa njëri mbeti i plagosur.

Uniformat blu raportojnë se të dy ata, njëri 18 vjeç dhe tjetri 17-vjeç ishin duke luajtur me pistoletë, kur në një moment, arma shkrehu duke plagosur në këmbë këtë të fundit.

Pas plagosjes në këmbë, ai u dërgua në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi 18-vjeçarin që ishte edhe pronari i saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu