Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai është konfirmuar me COVID disa ditë më parë, ndërsa është karantinuar në banesën e tij.
Pas konfirmimit te rastit ka nisur hetimi epidemiologjk, pasi javët e fundit Simoni ka marrë pjesë në disa senaca gjyqësore, duke shtuar dyshimet se numri i të prekurve mund të jetë më i lartë.
Situata shfaqet shqetësuese prej javësh, pasi numri i personave të infektuar me COVID-19 është shtuar ndjeshëm.
Në 24 orët e fundit, dy qytetarë humbën jetën, ndërsa 90 persona të tjerë dolën pozitivë.