Një 60-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.