Tirana përqafon nismën e Bundesligës

0
Gjigandi

Tirana ka përqafuar nismën e ardhur nga Bundesliga. Foto me fytyrat e tifozëve bardheblu kanë qenë prezente në stadiumin “Selman Stërmasi“ në takimin e sotëm kundër Besëlishjes.

Ndeshja është e vlefshme për fazën çerek-finale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa tirana është duke fituar bindshëm, duke mos bërë të njëjtin gabim si Partizani.

Tifozët bardheblu kanë vendosur të mbështesin kështu ekipin e tyre. Edhe pse nuk kanë mundur të jenë prezentë në shkallët e stadiumit për të gëzuar seksesin së bashku me skuadrën për shkak të masave të marra prej pandemisë Covid-19, tifozët e Tiranës kanë lënë një pjesë të tyre në tribuna.

Një risi kjo për kampionatin shqiptar, teksa kryeqytetasit janë të parët që sjellin këtë mënyrë për të abehur mungesën e tifozëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu