Tirana, kampione duke shkurorëzuar direkt kampionët në fuqi? Shehi: Do të ishte vërtet emocionuese

0
Tirana, kampione duke shkurorëzuar direkt kampionët në fuqi? Shehi: Do të ishte vërtet emocionuese
Gjigandi

Dështoi ta siguronte matematikisht titullin e 26-të kampion në histori ndeshjen e kaluar. Laçi nuk ua dha këtë kënaqësi bardhebluve, të cilët po bëjnë gati festën për nesër, kur do të presin në “Selman Stermasi” Teutën. Një rast për “stafetë kurorash”, me durrsakët drejt shkurorëzimit dhe kryeqytetasit në “Olimp”.

Pas dy humbjesh radhazi, një 3-pikësh nesër mund të sigurojë matematikisht titullin kampion. Trajneri Orges Shehi foli para gazetarëve, duke bërë prognozën e asaj që pritet në kampin bardheblu:

“Duhet të futemi nesër në fushë për të shkuar te fitorja. Nuk duhet të ngarkohemi shumë nga ana emocionale, të mendojmë për gjëra të tjera pas ndeshjes. Të fokusohemi te 90-minutëshi. Luajmë ndaj një kundërshtari që po bën mirë javët e fundit dhe i gjithë përqendrimi duhet të jetë aty, jo se çfarë mund të ndodhë pas ndeshjes.

Nuk jemi të plotë. Mungon Devid për shkak të dëmtimit që pësoi në Laç, Xhixha nuk është akoma në maksimumin e tij. Madje, në ndeshjen e fundit nuk e kishim grumbulluar për të mos rrezikuar. Nesër do të shohim gjendjen e tij, nëse do ta kemi të gatshëm apo jo. Mungojnë edhe Nuriu e Bytyqi.

Sigurisht, vështirësi ka për ta motivuar ekipin. Pas një kampionati të mirë që kanë bërë, shumë lojtarë kanë oferta. Kjo i pështjellon pak ata. E kam thënë edhe më parë që edhe distanca e pikëve e ul përqendrimin. Nuk jemi aty ku duhet sa i përket grintës dhe dëshirës, por shpresoj që nesër të na rikthehet kjo, të kemi uri, pasi për herë të parë kemi pësuar dy humbje radhazi.

RonaTyra

I kam kërkuar skuadrës që pas humbjes me Laçin të mos mendojë për asgjë tjetër, të mos ketë asnjë lloj shpërqendrimi, por vlerësim maksimal te sfida e nesërme. Është një ndeshje e rëndësishme për t’u kthyer aty ku duhet.

Kampion ndaj kampionëve të vjetshëm? Është një moment që e bën emocionuese koincidencën dhe shpresojmë të kemi fat. Është diçka e bukur nëse e sigurojmë titullin përballë skuadrës kampione.

E ardhmja? Nuk mendoj se duhet të fokusohemi te kjo. E thashë edhe më parë, kjo periudhë, kjo distancë e pikëve, shpërqendrimi, ndoshta edhe duke menduar për të ardhmen, kur akoma nuk ka përfunduar e tashmja, na ka bërë që të ulim marshin dhe ritmin.

Kur them për skuadrën që nuk duhet të mendojë gjëra të tjera, brenda saj jam edhe unë, pasi jam i pari i skuadrës që duhet të jem i fokusuar dhe ta përcjell te pjesa tjetër. Nuk ka asgjë urgjente për të parë për të ardhmen, pa përfunduar e tashmja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu