Ndeshje e rëndësishme luhet ditën e sotme në kryeqytet mes Kukësit dhe Tiranës, ku të dy skuadrat luftojnë për titullin Kampion, me Tiranën që kryeson Superligën.
Mirëpo, rëndësia e kësaj ndeshjeje ka bërë që tifozeritë respektive të tundohen për të hyrë në stadium për ta ndjekur live.
Por, siç dihet prania e tifozëve është e ndaluar për shkak të Koronavirus dhe është dashur ndërhyrja e policisë mes tyre që t’i ndalojë.
Forca të shumta policore janë parë të ndërhyjnë duke i ndaluar dhe duke i prangosur disa prej tyre që kanë rezistuar.