Tiranë- Nisin telashet me tifozët e Conference Ligue. Problemet kanë filluar me tifozët e Fejnord.
Mbrëmjen e kaluar ata kanë pushtuar lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, e njohur si “Rruga e Salës”.
Ata janë grumbulluar dhe kanë nisur të pijnë birrë e të këndojnë në lokale këngën për ekipin e tyre.
Por duket se banorët në pallatin e ish-kryeministrit nuk e kanë pritur mirë zhurmën deri në orët e vona. Nga ballkonet i janë hedhur ujë dhe sende të tjera për t’i bindur që të largohen.
Situata është menaxhuar më pas nga policia. Noa.al