Moderatorja sportive Qeqa Krelani është shumë e drejtëpërdrejtë, kur bëhet fjalë për karrierën.
Ajo ka thumbuar shpesh herë koleget e saj dhe nuk kishte sesi edhe këtë herë mos ta bënte.
Përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet nga stadiumi, Qeqa shprehet se në këtë profesion po u bëre dele të hanë, ndërsa po u bëre ujk të vrasin.
Më tej, ajo falenderon gazetarët e parë që shërbyen si inspirim për të gjithë.
“Në këtë profesion po u bëre Dele të hajnë, po u bëre Ujk të vranë. Ti nuk je as dele as ujk. Je vetja dhe mos ndrysho për asgjë. Urime Dita e Gazetarëve Sportiv. Faleminderit për gazetarët e parë që shërbyen si inspirim për të gjithë ne”, shkruan moderatorja.