Thumbon kuqezinjtë.
Amauri ka qenë një ndër lojtarët mbi të cilët Juvja nisi serinë e tetë titujve radhazi. Braziliani në fakt nuk e bindte trajnerin Konte dhe klubi mendoi ta transferonte te Marseja, destinacion i refuzuar nga lojtari që zgjodhi Fiorentinën. Lidhur me atë transferim, Amauri ka treguar edhe një prapaskenë:
“Në janar të 2012-ës mund të shkoja edhe te Milani, por akordi nuk u gjet dhe përfundova te Fiorentina sepse nuk mund të qëndroja një vit te Juventusi pa luajtur, duke qenë se Konte nuk më preferonte.
Në gjysmën e dytë të sezonit i shënova Milanit në ‘San Siro’ (1-2). Ndalesa e tyre dhe fitorja e Juves në Palermo u dha titullin e parë të epokës “Konte” bardhezinjve.