“Thuaje me zë atë që ndjen dhe mendon”, Luana Vjollca zbulon më shumë detaje nga projekti i ri

0
“Thuaje me zë atë që ndjen dhe mendon”, Luana Vjollca zbulon më shumë detaje nga projekti i ri
Gjigandi

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është shkëputur nga ekrani për pothuajse më shumë se një vit.

Megjithëse gjatë tërë kohës ka qenë duke punuar në heshtje, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë projekti do të sjellë.

Ajo së fundmi kishte fshirë të gjitha postimet në Instagram duke lënë më shumë hapësirë për atë që do të sjellë ditëve në vijim.

Biondja ka hapur një faqe zyrtare ‘thuaje.luanavjollca’ përmes së cilës njofton pak a shumë për atë që do të vijë.

“Pas një viti.”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërit prej postimeve të shpërndarë në Instagram.

RonaTyra

Ndërkaq, në një postim tjetër publikoi një video shumë emocionuese ku shihet rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite.

Kohë më parë, ajo kishte folur lidhur me këtë projekt teksa shtoi: “Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje”, tha ajo.

Në bazë të disa pamjeve që janë publikuar në rrjete sociale dyshohet se po sjell projekt ndërgjegjësues për femrat.

Sidoqoftë, pritet në vazhdim të shihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu