Almanaku sportiv – Më 28 maj 2003, si sot 19 vite më parë, Milani fitoi Ligën e Kampionëve në finalen tërësisht italiane kundër Juventusit. Në “Old Trafford”, kuqezinjtë fituan 3-2 me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan 0-0.
Ishte një ndeshje shumë taktike në të cilën Milani shënoi me Inzaghin, por gjyqtari Merk anuloi Rui Costa për pozicion jashtë loje, i cili bllokoi shikimin e Buffon.
Në pjesën e dytë Conte goditi traversën e kuqezinjve dhe më pas në kohën shtesë ndeshja nuk dha emocione të mëdha. Kështu u shkua te penalltitë, me Dida që priti goditjen e Trezeguet.
Serginho shënoi, Birindelli barazoi ndeshjen; Buffon priti goditjen e Seedorf, por më pas për Juve gabuan Zalayeta dhe Montero. Buffon priti edhe goditjen e Kaladzes, por jo të Nesta dhe Shevchenko. Milani e fitoi kështu për herë të gjashtë në historinë e vet Champions League.