Hertha Berlin ka marrë vendim ta përjashtojë nga skuadra anësorin Salomon Kalou.
Kthimi i mundshëm i Bundesligës është nën një kontroll të shtuar, derisa Kalou postoi një video të vetes duke injoruar masat e distancës sociale.
Ish-lojtari i Chelseat u pa duke shtrënguar duart me shokët e tij të skuadrës së Hertha dhe duke ndërprerë një kontroll mjekësor të një tjetri. Ai që atëherë e ka fshirë videon.
Imazhet janë quajtur “të papranueshme” nga Lidhja Gjermane e Futbollit (DFL), e cila ka qenë duke punuar drejt rifillimit të sezonit të futbollit këtë muaj – subjekt i miratimit të qeverisë.
Kësisoj, klubi gjerman ka vendosur për përjashtimin e tij nga skuadrës deri në vendimin e radhës.
Më herët të hënën, DFL tha se 10 individë nga dy kampionatet kryesore të vendit kanë dalë pozitiv me koronavirus.