The Weeknd thuhet se është i gatshëm të largohet si titullari kryesor në festivalin “Coachella” nëse ai nuk merr të njëjtën pagesë si Kanye West.
Pasi ranë dakord për të zëvendësuar reperin 44-vjeçar të “Stronger”, burimet pretendojnë se krijuesi i hitit “Blinding Lights” ka ‘kërcënuar të tërhiqet nëse nuk e paguhet me të njëtat përa si West’.
Përpara se të largohej nga koncerti, themeluesi i ‘Yeezy’ kishte një marrëveshje që të fitonte 8 milionë dollarë (7.3 milionë euro) si dhe një tarifë prodhimi prej 500 mijë dollarësh (458 mijë euro), shkruan
Lajmi vjen vetëm disa orë pasi The Weeknd ra dakord që të merrte kryesimin e West në festivalin e muzikës shumë të popullarizuar në Kaliforninë Jugore., sipas TMZ.
Media pohoi se organizatorët ‘u kapën plotësisht në befasi’ nga anulimi i Ye dhe nuk kishin një plan B.
Këngëtari kanadez- emri i plotë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye – e konfirmoi se është shtuar në listën e performuesve të festivalit teksa ndau edhe kalendarin e përditësuar të tyre.
The Weeknd dhe grupi muzikor Sëedish House Mafia- i përbërë nga Axëell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso – kanë një marrëdhënie pune pasi kanë bashkëpunuar në këngën hit “Moth To A Flame” së bashku dhe gjithashtu kanë të njëjtin ekip menaxhues SALXCO.
Mbetet e paqartë se si do të funksionojë koncerti kryesor që do të thotë nëse njëri do të performojë pas tjetrit, por burimet e publikimit thanë se pjesa e The Weeknd ka të ngjarë të jetë më e shkurtër duke pasur parasysh kufizimet kohore për t’u përgatitur për shfaqjen.
Ky do të jetë gjithashtu kthimi i madh i Swedish House Mafia në festivalin muzikor shumë të popullarizuar pasi ata nuk kanë performuar në të që nga viti 2012 pasi u shpërbë në 2013 në kulmin e tyre absolut të popullaritetit.
Organizatorët thuhet se po “testonin ujërat për të parë nëse The Weeknd do të performonte disa këngë së bashku me Sëedish House Mafia”, por ata janë gjithashtu të interesuar për krijuesin e hiteve “si një akt më vete”.
The Weeknd doli fillimisht në skenën e Coachella në vitin 2012 dhe më pas tre vjet më vonë në 2015. Ai zyrtarisht kryesoi festivalin në vitin 2018 me Beyonce dhe reperin Eminem.
Reperi West, 44 vjeç, ishte caktuar të kryesonte festivalin vjetor me Billie Eilish dhe Harry Styles, të cilët të dy konsiderohen si akte pop/alternative, si dhe grupin muzikor të Sëedish House Mafia.
U raportua gjithashtu se organizatorët e “Coachella” ishin të etur për të ftuar Bruno Mars dhe Anderson .Paak’s Silk Sonic, të cilët morën katër çmime në “Grammy” të këtij viti të dielën (3 prill).
Organizatorët po përpiqen të shpëtojnë festivalin e shumëpritur pasi West njoftoi në fillim të kësaj jave se ai nuk do të performonte në të. Travis Scott u tha se do të shfaqej me Kanye dhe gjithashtu nuk do të jetë më pjesë e tij.
Scott ishte cilësuar si kryefjala e festivalit 2020 përpara se të anulohej për shkak të COVID-19. Më pas ai u rezervua përsëri për vitin 2022, por organizatorët i hoqën këto plane pas tragjedisë së koncertit të tij në Astroworld që la të vdekur 10 persona. /abc24.al/