Carlos Tevez nuk planifikon të ndalet.
Ikona argjentinase e futbollit, Carlos Tevez, nuk po planifikon që të pensionohet nga bota e futbollit. Madje, lojtarin nuk e sheh të mbaruar as skuadra e tij.
Sipas raportimeve të ‘TyC Sports’, Boca i kanë ofruar skuadrës së Tevez një vit vazhdim kontrate.
Sulmuesi argjentinas tashmë është 36 vjeç dhe pritet të marrë vendimin final për të ardhmen e tij në ditët në vazhdim, me kontratën e tij që skadon më 30 qershor.
Boca do t’i jap Tevezit opsionin e vazhdimit për gjashtë muaj, nëse skuadra kualifikohet për Copa Libertadores 2021.