Teuta-Vllaznia dhe Skënderbeu-Bylis, “luftë” për gjysmëfinalet!

0
Gjigandi

Kupa e Shqipërisë luan këtë të mërkurë çerekfinalet e kthimit, sfida në të cilat do të zbulohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste që do të garojnë mes tyre për trofeun. Por nëse Tirana dhe Kukësi pritet t’i kenë thjeshtë formalitet takimet e kthimit pasi pothuajse e kanë siguruar kualifikimin që në ndeshjet e para dy duelet që do të përcjellin më shumë emocione në ekranin e Supersport janë ato Teuta-Vllaznia dhe Skënderbeu-Bylis. 3 sfida do të luhen në orën 16:30 ndërsa Skënderbeu-Bylis do të zhvillohet në Korçë nën dritat e projektorëve në orën 19:30.

Në orën 16:30 vëmendja më e madhe do të jetë në Durrës, teksa në Niko Dovana, Teutës së Edi Martinit, i mjafton edhe një barazim pa gola ose 1-1 ndaj shkodranëve të Hysen Dedjes për të kaluar në gjysmëfinale, pas një gol i Kapllanit në sekondat e fundit i hoqi fitoren nga duart Vllaznisë, 2 javë më parë në Loro Boriçi.

Gjithsesi kuqeblutë nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të luajnë gjithçka për gjithçka në këtë sfidë. Kukësi ndërkohë ndaj Apolonisë duhet të mbrojë fitoren 2-1 të ndeshjes së parë, ndërsa Tirana në Lezhë mund t’i lejojë vetes edhe një humbje me 3 gola diferencë dhe të avancojë në fazën tjetër, kjo për meritë të fitores 5-1 në ndeshjen e parë.

Në mbrëmje Skënderbeu do të kërkojë me çdo kusht të thyejë pengesën Bylis, një skuadër që është shndërruar në mace të zezë për korçarët në këtë sezon pasi i ka mposhtur 5 herë në 3 takime..

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu