Tetë gola në ‘Anfiled’, Liverpooli feston titullin e kampionit 

0
Gjigandi

Skuadra e Liverpoolit pas 30 viteve e rikthen titullin e kampionit në vitrinat e tyre. Tetë gola në ‘Anfiled’, Liverpooli feston titullin e kampionit 

Në një ndeshje me rrebesh gola mes Liverpoolit dhe Chelseat, fitojnë vendasit me rezultat 5:3. 

Liverpooli bëri lojë të mirë dhe me plotë meritë arkëtoi tre pikë një javë para se të mbyllet edicioni i sivjetshëm në Premier League.  

Në një moment ‘Redsat’ avancojnë me 3:0, ngushtohet rezultatit në 4:3 dhe sfida mbyllet 5:3. Trajneri Jurgen Klopp me djelmoshat e tij festojnë titullin e kampionit.

RonaTyra

Liverpooli fiton takimin falë golave të futbollistëve Keita (23′), Alexander – Arnold (38′), Wijnaldum (43′), Firmino (55′) , Oxlade-Chamberlain
(85′) dhe për Chelsean realizuan Giroud (45+3′), Abraham (61′) e Puloshiq (73′).

Liverpooli prinë bindshëm, ka 96 pikë apo 18 pikë më shumë se Manchester City në vend të dytë dhe Chelsea renditet në pozitën e katërt me 62 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu