Tentoi të kalonte rreth 8 kg marijuanë drejt Greqisë; arrestohet një person në kufi

0
Gjigandi

Policia greke ka arrestuar një person në Igumenicë i cili u kap me lëndë narotike në makinë. Pas ndjekjes të bërë, u arrit të ndalohej makina e cila ishte ngarkuar në kufi dhe nga Shqipëria po futej në territorin grek. Në automjet u zbulua 7 kg e 834 gram marijuanë e ndarë në 8 pako të ndryshme.

Policia nuk ka bërë ende të ditura detaje lidhur me identitetin e personit të arrestuar. Blutë sekuestruan edhe një shumë prej 100 eurosh dhe një celular.

Që prej fillimit të vitit, autoritetet greke kanë evidentuar 4 raste të trafikut të drogës nga Saranda drejt Greqisë. Në total janë sekuestruar 235 kg e 800 gramë marijuanë, me një vlerë prej 590 mijë eurosh nëse do të shitej.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu