Tensionohet situata në Divjakë/ Protestuesit përplasen me policinë, dëmtojnë traun dhe thyejnë xhamat e kabinës

0
Gjigandi

Protesta e banorëve të Divjakës është shoqëruar me tensione edhe ditën e sotme. Banorët kanë marshuar nga qyteti drejt parkut, ku kanë thyer xhamat e kabinave të vendosur pranë traut. Forcat e policisë kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet.

I pranishëm në protestë, deputeti Saimir Korreshi i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të heqin sa më shpejt traun.

Ai tha se pasi bashkia “vendosi taksë mushkonjash, që këtu të çanë mushkonja, se është helikopter, tani po vendosin edhe taksë për ajrin”.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike për degën e Lushnjës, Eduart Sharka, në një prononcim për mediat tha se qëllimi kryesor i tyre është që të largojë traun në hyrje të Parkut të Divjakës.

‘Ne jemi në një marshim protestë. Qëllimi është të largojmë atë tra, pasi është i paligjshëm. Policia ka ardhur dhe mbron një objekt të rëndësisë së veçante, pasi duhet të vijë që të mbrojë qytetarët. E kanë ruajtur qytetarët. Kanë shuar zjarrin më fshesa. Ne do jemi të parët për të mbrojtur të drejtat  qytetarëve”, u shpreh Sharka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu