Procesi i shpërndarjes në materialeve zgjedhore në Lushnjë po ecën me ritme të ngadalta.
Materialet po shpërndahen me vonesë në 157 qendrat e votimit të bashkisë Lushnjë, pas tensioneve që ka pasur mes mes vetë demokratëve.
Një komisioner që përfaqëson koalicionin “Shtëpia e Lirisë” thotë se vonesën e shkaktuan komisionerët e Partisë Demokratike.
“Komisionerët e Partisë Demokratike erdhën me vonesë, kjo bëri që të vonohej dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore. Komisionerët e PD-së kishin probleme me listat, nuk gjenin dot kandidatët”,
u shpreh ai për .
Lushnja është një nga gjashtë bashkitë ku do të votohet më 6 mars për të zgjedhur kryetarin e ri. Kandidatët për kryetar bashkie janë Eriselda Sefa nga Partia Socialiste, Indrit Sefa nga Partia Demokratike dhe Elton Bano nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.