Tenderi 116 milion leke per perkthimin Anglisht-Shqip nga Genc Cakaj – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ministria e Jashtme, është institucioni ku të gjithë punonjësit duhet të kenë njohur shumë të mira të gjuhës angleze. Por që pas ndryshimit të ligjit në vitin 2016, për shërbimin e jashtëm, të gjitha punësimet tashmë janë politike, dhe jo sipas karrierës. Kjo ka bërë që militantë dhe joprofesionistë, pa asnjë gjuhë të huaj, analfabetë, të punësohen në Ministrinë e Jashtme. Masivisht këto punësime, u evidentuan gjatë kohës së Ditmir Bushatit, ndërkohë Ministri aktual Gent Cakaj, vijoi të punojë me ta. Madje, ata që janë në Ministri, nuk janë të aftë as të përkthejnë legjislacionin e Bashkimit Europian, dhe për këtë arsye, Gent Cakaj ka menduar të përdorë lekët e takspaguesve, për një punë që duhet ta bënte Ministria e tij. Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet e një tenderi të bërë nga ministria që menaxhon Cakaj. Kjo ministri ka bërë procedurat e tenderit me objekt “përkthim i legjislacionit të Bashkimit Evropian”. Fondi për këtë tender ka qenë 140 milionë lekë pa TVSH (me TVSH rreth 170 milionë). Pra, plot 170 milionë lekë me TVSH, do të përdoren për përkthim nga shqip-anglisht apo anasjelltas, në një kohë që kjo Ministri ka të punësuar plot përkthyes. Nuk mungojnë as dyshimet për këtë tender, pasi në garë ka qenë vetëm një firmë. Dhe, kjo firmë ka fituar me 99 % e vlerës së këtij tenderi. Sipas dokumentit që disponon Gazeta SHQIP, fituese ka dalë firma “ALBA GLOBAL GROUP” shpk. Ajo ka ofruar 13.875.922 lekë pa TVSH (me TVSH 16.651.107 lekë). Pra, buxheti i shteti nuk do të ketë plot 166 milionë lekë të vjetra, të cilat fare mirë mund të shkonin për ndërtimin apo rikonstruksionin e një çerdhe apo kopështi, apo qendre shëndetësore. Ne do të vijojmë të ofrojmë transparencë për fondet publike, si menaxhohen dhe a i shërbejnë interesit të taksapaguesve.  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu