Erik ten Hag ka dhënë një përgjigje të prerë për të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Manchester United. Po kështu, trajneri i ri i “Djajve të Kuq” duket se beson te Harry Maguire, ndërsa i ka ofruar një “litar shpëtimi” Donny van de Beek.
Ish-trajneri i Ajax-it ka marrë frenat e skuadrës nga “Old Trafford” pas një sezoni zhgënjyes për gjigantët e Premier League, duke humbur edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Kjo ka ndezur pikëpyetje mbi të ardhmen e disa lojtarëve kryesorë të skuadrës, përfshirë Ronaldon. Ndërsa Ten Hag ka sugjeruar në konferencën e tij të parë për shtyp se sulmuesi portugez do të mbetet, ai ishte i kufizuar mbi pritshmëritë e tij.
Nën presion, nëse ylli portugez, i cili më parë la të kuptohej se mezi priste të luante nën drejtimin e holandezit, mund të përshtatej me stilin e tij, Ten Hag tha: “Po”. Kur u pyet më tej se çfarë priste që Ronaldo t’i sillte ekipit të tij, Ten Hag shtoi: “Gola”.
Ten Hag mbështeti kontributin e Harry Maguire në klub që nga ardhja e këtij të fundit, me kapitenin e Manchester United shpesh një “rrufepritës” për paraqitjet e dobëta të ekipit. Trajneri holandez ofroi një degë ulliri edhe për të ardhmen e Donny van de Beek në “Old Trafford”.
“Ai bëri një punë të shkëlqyer këtë sezon, – tha Ten Hag për Maguire. – Është një lojtar i madh, ka arritur shumë me kontributin e tij te Manchester United”.
Për Van de Beek, i cili më parë ka luajtur nën drejtimin e holandezit në vendin e tyre, trajneri i ri shtoi: “Ne kishim një skuadër fantastike tek Ajax. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe mezi pres ta takoj sërish në fushë”.