Temperaturë deri në 41 gradë e shoqëruar me të vjella/ Fluks i madh në Pediatrinë e Beratit

0
Temperaturë deri në 41 gradë e shoqëruar me të vjella/ Fluks i madh në Pediatrinë e Beratit
Gjigandi

Temperatura e larta të 10-ditëve të fundit kanë sjellë problematika shëndetësore te fëmijët e të gjitha moshave në Berat.

Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat ka pasur fluks të shtuar të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.Fluksi i fëmijëve ka ardhur në rritje nga dita në ditë,ndërkohë që situata paraqitet më problematike gjatë fundjavës,kur qendrat shëndetësore janë të mbyllura dhe dyndjet përballohet nga spitali. Mjekët pediatër deklarojnë se vizitat janë shtuar mjaft dhe numri i tyre ka arritur në më shumë se 50 vizita çdo ditë,ndërkohë që në fundjavë nurmi i vizitave shkon nga 120-150 vizita.

Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku deklaruar rritja e temperatura ka ndikuar në rritjen e numrin e virozave tek fëmijët në Berat.Të prekur nga virozat e stinës, sipas Kumarakut,janë fëmijët e të gjitha moshave,të cilët vijnë me temperaturë deri në 41 gradë,e shoqëruar me të vjella, çrregullime gastro-intensinale dhe këputje e dhimbje trupore,ku më të prekurit janë fëmijët nga 0-4 vjeç. Këta fëmijë,ka deklaruar ai po trajrohen me infuzione,antipiretikë dhe qetësues për temperaturën.

Kumaraku ka konfirmuar se një tjetër shqetësim serioz që është vënë re gjatë kësaj jave janë rastet e fëmijëve që kanë ardhur në Repartin e Pediatrisë me shenja të intoksikimit nga akulloret apo konsumimi i produkteve të pakontrrolluara që shiten në kioskat afër shkollave dhe këta janë fëmijët e shkollave 9-vjeçare.

Kumaraku u ka bërë apel prindërve të tregojnë kujdes për fëmijët dhe mos ti lënë vetën nëpër lulishte,pikërisht në këtë periudhë kur fillojnë edhe pickimet nga insektet apo kafshimet nga gjarpërinjtë dhe qentë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu