Çifti i njohur i showbizit shqiptar Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë tërhequr sërish vëmendje përsa i përket raportit të tyre.
Rudina këtë herë ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me Markun, ku shihen për vizitë tek një mikeshë për t’i uruar ardhjen e fëmijës, teksa ish-deputeti e pyet Rudinën se kur do të bëjnë ata vetë një fëmijë.
Pjesë nga biseda e postuar në Instastory:
Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!
Marku: Zemër. Të gjithë po bëjnë beba. Po ne? Kur do jesh gati?
Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami” designer nga Kosova, shumë e suksesshme në Amerikë. Shih sa yll i bën.
Marku: Shumë të bukura zemër i gëzofsh.
Unë: Më fal e suksesshme në Angli.
Marku: Kuptoj shpirt, do të të shkonin shumë po të ishe edhe shtatzënë.
Unë: Pse shpirt, s’të pëlqen që jam si ngjalë?