Modelja fiton 8 mln $ për dy javë në “Only Fans”, dëshiron të blejë një klub futbolli

0
87
Gjigandi

Modelja e Playboy, Daniella Chavez, pretendon se ka mbledhur 8 milionë dollarë nga rrjetin sociale +18 “OnlyFans” dhe paratë e mbledhura dëshiron t’i shpenzojë për blerjen e klubit lokal të futbollit profesionist në Kili.

Modelja 35-vjeçare, shpreson të bëhet pronare e O’Higgins F.C., klub i cili luan në ligën më të mirë të Kilit, kur të mbledhë fonde të mjaftueshme.

Chavez pohoi se në vetëm dy javë, ajo ka fituar 8 milionë dollarë nga llogaria e saj OnlyFans.

Ajo do të duhet të mbledhë një total prej 20 milionë dollarësh në mënyrë që të ketë një shans për të blerë klubin. O’Higgins aktualisht është në pronësi të biznesmenit kilian Ricardo Abumohor.

Chavez ka pranuar se e vetmja arsye që ajo krijoi llogarinë OnlyFans ishte për të mbledhur fonde të mjaftueshme për të blerë O’Higgins pasi ajo është një tifoze e zjarrtë e klubit të futbollit.

Chavez i tha radiostacionit kilian ADN: “Unë besoj se me ekipin tim drejtues, ne mund t’i bëjmë gjërat më mirë, të kthehemi në Rancagua një ekip fitues, me aspirata. Jo duke luajtur vetëm për të marrë pjesë. Unë dua një ekip fitues që lufton për gjithçka”.

O’Higgins lëshoi më pas një deklaratë duke thënë se ata nuk e kishin përjashtuar mundësinë e blerjes së klubit nga Chavez pasi një anëtar i klubit e kundërshtoi kategorikisht këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu