Pas fëmijëve, Shakirën dhe Pique-n i pret një tjetër çështje e rëndësishme

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur Shakira dhe futbollisti Gerard Pique, pas shumë takimeve të dështuara më në fund kanë arritur në një marrëveshje përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre.

Ashtu si e kishte shprehur edhe më parë, këngëtarja kolumbiane ia doli. Sasha dhe Milan do të transferohen për të jetuar në Miami së bashku me të. Pasi çështja më e rëndësishme e tyre është zgjidhur, radhën e kanë pronat e përbashkëta të ish-çiftit.

Tani, është shtëpia ku kanë jetuar të gjithë së bashku ajo që është në diskutim. Më herët kanë qëndruar në një rezidencë luksoze në Esplugues de Llobregat, një qytet i vogël shumë afër Barcelonës.

Shtëpia do të dalë në shitje pas Krishtlindjeve. Konkretisht, do të dalë në shitje në një faqe interneti të pasurive të paluajtshme nga janari i vitit 2023. Prandaj, Shakira dhe Pique do të marrin një dhuratë në formë parash, pasi fitimet do të ndahen në mënyrë të barabartë.

Vila madhështore ka qenë shtëpia e Shakirës, Piques dhe fëmijëve të tyre që nga viti 2012. Muajt e fundit, pasi u konfirmua se Pique dhe Shakira po ndaheshin, artistja kolumbiane vijoi të qëndronte aty, ndërsa Pique në një tjetër pronë të tyre.

RonaTyra

Ndërkohë që kjo ishte zgjidhja e lehtë për një nga pronat e dyshes, bëhet me dije se nuk do të bëjnë të njëjtën gjë me secilën nga pronat e tjera që u takojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu