‘Çokollatë kanabisi e spërkatur me piper’, arrestohet shqiptari në Greqi

0
Gjigandi

Departamenti i Narkotikëve në qytetin grek të Kalamatas ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek, nën akuzat për trafik droge, kryesisht hashash të përpunuar dhe të papërpunuar, si dhe vaj hashashi.

Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate dhe ishte spërkatur me piper, në mënyrë që mos nuhatej nga qentë e policisë.

Bëhet me dije se në total janë sekuestruar më shumë se 5 kilogramë hashash, ndërsa mediat greke raportojnë se dy personat e arrestuar, shqiptari 54-vjeçar dhe shtetasi grek 83-vjeçar kanë përdorur banesat e tyre si vende për ruajtjen e drogës.

Autoritetet policore, në kontrollin e ushtruar në dy shtëpitë dhe në një servis elektroshtëpiakesh në pronësi të shqiptarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

– 17 pako hashash me peshë totale 4890.6 gram.

RonaTyra

– Sasi hashashi e përpunuar, lloj çokollate, pesha totale 407.1 gram.

– 1 shishe vaj hashashi, pesha totale 63 gram.

– 2 cigare hashash.

– 2 pako duhan, të cilat nuk mbanin shiritin tregues të akcizës.

– 2 peshore

– 2 celularë

– Shuma e parave prej 2000 eurosh, të përfituara nga trafiku i drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu