Jetoi plot 82 vjet, njihuni me murgun që nuk pa kurrë një grua me sy

0
Gjigandi

Një murg ortodoks në Greqi mendohet të ketë jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.

Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika shumë të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.

“Pa parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruhet në artikullin që daton nga viti 1938.

Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856 dhe ndonëse gjatë kohës së tij ishin shpikur veturat dhe aeroplanët, ai nuk i kishte parë as ato.

“Ai s’kishte parë as automobil, as film e as aeroplan. Nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur dhe ai ishte rritur në manastir ku kurrë nuk futet asnjë grua.

RonaTyra

Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm që nuk kishte parë kurrë një grua”, raportohet në mediat greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu