Të ftuar nga Zelensky, anëtarët e “U2” performojnë në Kiev

0
Të ftuar nga Zelensky, anëtarët e “U2” performojnë në Kiev
Gjigandi

Bono dhe The Edge nga grupi “U2” dhanë një koncert për spektatorët në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së sotme (e diel) në një “shfaqje solidariteti me popullin ukrainas”.

Ata janë xhiruar teksa performonin hitin klasik të Ben E. King, “Stand By Me”, së bashku me një ushtar ukrainas ndërsa turmat brohorisnin.

Frontmeni i “U2” performoi gjithashtu këngë të tjera klasike, si “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With Or Without You” – transmeton KP.

“Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë tuaj, ju po luftoni për të gjithë ne që e duam lirinë,” është shprehur Bono.

RonaTyra

Bono (U2) and “Antytela” band in Kyiv metro 🇺🇦 #Ukraine pic.twitter.com/C89h2gehZD

– Kristina Berdynskykh (@berdynskykh_k) May 8, 2022

Në një postim në Twitter, këngëtari më vonë tha se ishin ftuar në vendin e shkatërruar nga lufta nga vet presidenti Volodymyr Zelensky.

President @ZelenskyyUa invited us to perform in Kyiv as a show of solidarity with the Ukrainian people and so that’s what we’ve come to do. – Bono and The Edge #StandWithUkraine

– U2 (@U2) May 8, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu