Pjesëmarrëse në mbledhje e PD-së, ishte edhe Rudina Hajradi.
Rudina Hajdari: Shqiptarët kanë jetuar ditë të mira nën drejtimin e PD që i kujtojnë me mall edhe sot. Të gjithë demokratëve iu rëndon barrë qeverisa e këtyre viteve. Kemi bërë disa gabime që do t’i rregullojmë sa më parë. Ja hoqëm fuqinë qytetarëve dhe ja lamë në dorë kryetarëve, u bë me besimin se ata do gjykonin saktë, pro koha nuk na dha aspak të drejtë. U bojkotua kuvendi dhe zgjedhjet lokale, duke sjellë një krizë të thellë brenda saj. Do ta shndërrojmë PD në forcë opozitare të fortë dhe qeverisëse nesër. Shqiptarët sot nuk jetojnë mirë. Kemi burime por nuk janë përdorur siç duhet. Qeveria ka rritur vetëm shifrat e korrupsionit që kapin qindra miliona euro. Asgjë nuk po funskionon përveç propagandës. Ne sot kemi mision shumë të rëndësishëm, duhet t’i japim vendit opozitën që meriton, sherret mes nesh. balta dhe dhuna duhet të marrin fund. Shqiptarët mezi po e presin, ka shpresën se e ardhmja do jetë me e mirë. Dëmimi më i madh që bërëm është se vramë shpresën, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të ringrihemi dhe të bashkojmë çdo shqiptar. Duhet të shndërrohet në shtëpinë e madhe që babai im donte.