Të ardhurat për të varfërit “mund ta frenojnë pandeminë“

0
Gjigandi

Kombet e Bashkuara sugjeruan se të ardhurat e përkohshme për njerëzit më të varfër në vendet në zhvillim, mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Një raport i Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP) thotë se fondet do t’iu mundësonin 2.7 miliardë njerëzve në 132 vende në zhvillim të qëndronin në shtëpi.
“Kohërat e papara kërkojnë masa të pashembullta sociale dhe ekonomike. Të ardhurat e përkohshme bazike për njerëzit më të varfër në botë janë shfaqur si opsion”.
“Pakot e shpëtimit dhe planet e rimëkëmbjes nuk mund të përqendrohen vetëm në tregjet e mëdha dhe bizneset e mëdha”, tha administratori i UNDP-së, Achim Steiner.
Sipas UNDP-së, të ardhurat bazike mund të ndahen duke i ridrejtuar burimet ekzistuese.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar më herët se pandemia e koronavirusit dhe, për pasojë, recesioni i global mund të shkaktojnë rritje të varfërisë në të gjithë botën, për herë të parë që nga viti 1990, dhe t’i çojnë 265 milionë njerëz në prag të urisë.
Numri i të prekurve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ka kaluar tashmë 15 milionë, ndërsa numri i viktimave është mbi 600,000.
Shtetet e Bashkuara prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe të viktimave: mbi 3.9 milionë, përkatësisht mbi 143,000.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu