Sot për të infektuarit me Covid-19 janë kujdesur edhe pemëtarët, të cilët kanë dërguar produketet e tyre tek pacientët e shtrirë në QKUK.
Ata thonë se pemët e imta përmbajnë shumë vitamina dhe kështu mbrojnë organizmin e njeriut nga sëmundjet.
Publikimi i plotë nga Shoqata Nacionale e Mjedrave:
Shoqata Nacionale e Mjedrave ‘Mjedra e Kosoves’ sapo dergoi 150 paketime me peme te imeta (boronice e mjeder) ne Spitalin Infektive ne Prishtine per pacientet e prekur nga virusi Covid19.
Pemet e imeta jane plot shendet, permbajne shume materie minerale e vitamina te cilat e mbrojne organizmin e njeriut nga shume semundje, prandaj ne si shoqate do te vazhdojme me kete akcion edhe ne javet ne vazhdim per te infektuarit me Covid9.
#Dyziberrifruits #RaspberryofKosovo