Tatimet: Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të…

0
Tatimet: Rinovoni certifikatën elektronike për fiskalizimin 30 ditë para përfundimit të afatit të…
Gjigandi

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të aplikojnё për rinovimin e nënshkrimit elektronik deri nё 30 ditë përpara datës, kur i skadon certifikata për të eliminuar çdo mundësi, që mund tu riskojë rinovimin e certifikatës në kohë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Administrata Tatimore risjell nё vёmendje se aplikimi për rinovimin e nënshkrimit elektronik për fiskalizimin ёshtё e njёjtё me aplikimin për herë të parë. Nëpërmjet shërbimit elektronik në platformën qeveritare e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 , i cili ju udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm.

Ndërkohë, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit t’i drejtohen në çdo kohë platformës Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu