Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e spitalit Infektiv në QSUT.
Nëpërmjet një video live Rama tha se po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin me kushtet më standarde të emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit, ndërsa premtoi rritje të pagave për bluzat e bardha.
“Rëndësi ka qe projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve. Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40% dhe besoj do ta bëjmë, e kemi të planifikuar. Tani rrogat duhet të shkojnë paralelisht.