Denoncimi i fortë: Rama, me urdhër të Beogradit arreston kryetifozin Ballist Morina

0
Denoncimi i fortë: Rama, me urdhër të Beogradit arreston kryetifozin Ballist Morina
Gjigandi

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i kthyer në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 majit, ka bërë një denoncim të fortë edhe futbollistik, në njëfarë mënyre, ditën e finales së “Conference League” në Tiranë.

Një lajm që eklipson tërë festën e ndezur në kyeqytetin shqiptar qysh dje, të prishur rëndë nga dhuna mes tifozërive gjatë natës. Ish-presidenti dhe ish-kryeministi i vendit bën me dije se policia jonë ka arrestuar Ballist Morinën.

Fjala është për tifozin e famshëm shqiptar që ngriti dronin në mes të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila u pezullua për shkak të dhunës në minutën e 43-të dhe pas betejës ligjore në UEFA dhe CAS-in e Lozanës, u konvertua në 3 pikë të çmuara për kombëtaren tonë në tavolinë. Tri pikë që na dërguan për herë të parë në finalet e një Europiani, si “Francë 2016”.

“Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina. Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serbe me ne krye serbomadhin Vuçiç.

RonaTyra

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç, perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Iu beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç”, – denoncon Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu