Tallet

0
Gjigandi

Rikthimi i shumëpritur i Bundesligës nuk i ka lënë aspak mbresa yllit të Monacos, Cesc Fabregas, i cili është tallur me futbollin e luajtur të shtunën në bazë të rregullave të reja.

Dy ligat kryesore të futbollit gjerman, Bundesliga dhe Bundesliga 2, e rifilluan sezonin dy muaj pas ndërprerjes si pasojë e pandemisë koronavirus, me Borussia Dortmundin që e shkatërroi Schalken 4:0 për t’iu afruar në vetëm një pikë liderit Bayern Munich.

Erling Haaland ishte ylli i ndeshjes përsëri, duke shënuar pas gjysmë ore lojë, por iu desh të festojë i vetëm pasi të gjithë lojtarët e ruajtën distancën sociale.

Si të gjithë të tjerët, edhe Fabregas mezi priste që futbolli të rikthehej dhe kishte vendosur ta shikojë ndeshjen Dortmund – Schalke 04. Megjithatë, ai nuk kishte mbetur plotësisht i kënaqur dhe thotë se rregullat nuk kanë kuptim.

“Ndiej sikur jam duke e shikuar një seancë stërvitore”, shkroi ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit gjatë ndeshjes.

RonaTyra

“Mund t’i dëgjosh të gjithë lojtarët dhe trajnerët duke bërtitur. Tani të gjithë do ta vlerësojmë edhe më shumë fuqinë e tifozëve”, shtoi ai.

“Jam i lumtur që futbolli është rikthyer, sepse të gjithë kishim nevojë për të, por do të na duhen shekuj për t’u mësuar me këtë botën e re të futbollit”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu