Ashtu si çdo vit, edhe këtë sezon, në Serie A mes shumë futbollistëve që kanë rënë në sy është edhe emri i Gaetano Castrovilli. Mesfushori ofensiv I Fiorentinas, vetëm 22 vjeç por me mundësi për t’u rritur, u kthye nga huazimi verën e shkuar dhe po shkëlqen me vjollcët.
Madje, dita më e lumtur për të ishte goli I shënuar në “San Siro” ndaj Milanit, skuadër për të cilën simpatizon që kur ishte fëmijë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, lojtari ka shprehur admirimin për “Djallin”.
“Goli në “San Siro” ishte një ëndërr për mua, pasi që kur kam qenë fëmijë kam bërë tifo për Milanin. E mbaj mend shumë mirë atë natë, madje e kam riparë shumë herë aksionin”, tregon Castrovilli.
“Nuk e besoja se kisha shënuar. Idhujt e mi kanë qenë Ronaldinho dhe Kaka”, zbulon mesfushori, ndoshta duke I dërguar një mesazh kuqezinjve për merkaton…