Në orën 14:00 pritet që të nisë takimi i kreut të PD Lulzim Basha me aleatët në selinë blu.
Ndërkohë i pari që ka mbërritur është Shpëtim Idrizi.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas takimit me aleatët, rreth orës 15:00 në selinë e PD-së kreu i opozitës do të zhvillojë një takim me ambasadorët e SHBA, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.
Mendohet se edhe në takimin e sotëm mes Bashës dhe aleatëve të tij, pritet të diskutohet për ecurinë dhe qëndrimet që do të mbahen për Reformën Zgjedhore.
Shkruar nga: top-channel.tv