Takimi i NATO-s, Peleshi: Ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin

0
Takimi i NATO-s, Peleshi: Ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë sot se NATO duhet të ketë vëmendje të shtuar për rajonin e Ballkanit.

Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s të mbajtur sot në Bruksel, Peleshi u shpreh se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin.

Ai gjithashtu shoti se përpos ndihmës së deritanishme, Shqipëria është e gatshme edhe për ndihmë e asistencë humanitare për Ukrainën.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se gjatë takimit të NATO-s u ofrua gjithë mbështetja politike dhe asistenca ushtarake e Aleancës për Ukrainën.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu