Kapen me 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë, arrestohen tre shtetas nga Kosova

0
Kapen me 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë, arrestohen tre shtetas nga Kosova
Gjigandi

Policia shqiptare ka njoftuar sot arrestimin e tre shtetasve nga Kosova që u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm në rrugën Maliq-Lozhan në qarkun e Korçës. 

Sipas një njoftimi të policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. F., 34 vjeç, M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë, për veprimtarinë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volkswagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit”, ka sqaruar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu