Takim i çuditshëm

0
Gjigandi

Pas dy muajsh mungesë dhe duke respektuar rregullat e distancimit social, futbollistët e Real Madridit u ri-bashkuan me trajnerin Zinedine Zidane.

Trajneri francez ishte prezent në qendrën stërvitore “Valdebebas” në momentin kur futbollistët e Real Madridit arritën për biseda.

Fillimisht, Zidane bisedoi me futbollistët e tij për shëndetin, derisa me kapitenin Sergio Ramos foli për vazhdimin e edicionit.

Eden Hazard ishte i pranishëm në këtë takim dhe i tha trajnerit Zidane se ndihet mjaft mirë pas operacionit.

Stafi i Zidanit ka kontaktuar me lojtarët për t’u shpërndarë planin e punës që do të bëhet, edhe pse ata do të jenë gjithmonë prezentë në qendrën stërvitore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu