Tabaku: Agaçi të paraqitet me procesverbalet e 3 mbledhjeve të Këshillit të Ministrave

0
Tabaku: Agaçi të paraqitet me procesverbalet e 3 mbledhjeve të Këshillit të Ministrave
Gjigandi

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjell Agaçi, që gjatë dëshmisë të sjellë edhe procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave në 3 periudha të ndryshme.

Konkretisht, Agaçi do duhet t’i vendosë në dispozicion procesverbalet dhe materialet shoqëruese të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave të muajit dhjetor të vitit 2014, të muajit tetor-nëntor 2016 dhe të muajve gusht-shtator të vitit 2017. Sipas planit të hetimit, Engjëll Agaçi do të thirret në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor në datën 22 shkurt.

Kjo kërkesë nuk u prit mirë nga socialistët, pasi sekretarja e Komisionit Antoneta Dhima, refuzoi ta firmosë atë, pasi sipas saj, “Në zbatim të ligjit nr. 9000/2003 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, neni 17, pika dy ku thuhet se: Vlerësimet, debatet dhe raportet mbeten konferenciale mbeten konfidenciale. Kështu që unë nuk mund ta firmosë këtë shkresë”.

Nga ana tjetër, kryetarja Tabaku u shpreh se mbledhjet e Këshillit të Ministrave janë të hapura për publikun dhe se sekretarja nuk ka të drejtë të ndalojë shkresat e anëtarëve.

“Ligji nuk të jep të drejtë t’i ndalosh shkresat e mia, gjykosh dhe vlerësosh, por vetëm t’i kalosh.

RonaTyra

Mbledhjet e Këshillit të Ministrave janë ‘rekord’ publik dhe ky komision ka të drejtë që ti marrë ato. Nëse z. Agaçi gjykon që nuk duhet të përgjigjet, atëherë na i sjell ai me shkresë që nuk përgjigjet”,

u shpreh Tabaku.

SHKELJET 

Teksa evidentoi shkeljet e seancës së katërt të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, Tabaku zbuloi se gjatë hetimeve të kryera për Inceneratorin e Fierit rezulton i përfshirë kryetari i Bashkisë, Armando Subashi. Sipas saj, Subashi i cili i ofroi kompanisë koncesionare 10 troje të ndryshme për ndërtimin e impiantit dhe përzgjodhi më pas atë që nuk ishte tokë shtetërore për ta dëmshpërblyer pronarin me dyfishin e çmimit në treg.

“Kush e mban barrën e kësaj kontrate të zbatuar keq. Kam këtu komunikimin nga zyra për regjistrimin e pasurive në Fier, kryetari i Bashkisë i vendos në dispozicion 10 troje publike për kompaninë koncesionare dhe zgjodhi një tokë arë që ka pronar.

Më pas e dëmshpërblen me dyfishin e vlerës dhe e kthen në tokë industriale. Kompania e cila ka bërë ofertën e pa kërkuar, është në pronësi të shtetases Sefi Zani. Pasi ajo bën një ofertë të pakërkuar, largohet dhe kompaninë e blen Klodian Zoto.

Një javë pasi mori koncensionin shiten aksionet me 200 euro për një kontratë koncensionare 28 milionë euro. Sot, intervistuam edhe Lorant Dushën dhe nga intervista përveç pjesës që nuk e mbaj mend, Dusha del dhe punonjës i kompanisë ‘Hermes Comunications’.

Në dëshminë e tij ai nuk e mban mend si i ka paguar 23 milionë euro Klodian Zotos, si ka bërë pagesat fiktive, si kanë marrë pagat kur nuk kanë punuar, si kanë marrë 20 milionë euro paradhënie kur nuk punon si incenerator”,

tha Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu