Skuadra e Mannheimit përshëndetet me barazim për këtë edicion.
Ata si vendas u ndanë baras (0:0) me Zwickaun, në ndeshjen e javës së 38-të të Bundesliga III.
Futbollistët shqiptar, Valmir Sylejmani dhe Arianit Ferati, luajtën standardë për Mannheimin.
Shqiptarët bënë paraqitje të mirë, ndërsa Ferati u zëvendësua në minutën e 82-të. Mannheim renditet në vend të nëntë me 56 pikë dhe Zwickau përfundon në pozitën e 16-të me 44 pikë.