Në mëngjes sot nga Kosova janë larguar 150 afganë, të cilët ishin duke qëndruar në kampin e Bondsteel-it.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ai bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën, i kanë nisur për në Amerikë këta qytetarë afganë ku do ta fillojnë jetën e tyre të re.
“Ne u jemi thellësisht mirënjohës dhe i detyrohemi shumë Kosovës që u ka ofruar strehim të përkohshëm këtyre afganëve të pambrojtur.
Bujaria juaj jo vetëm që shpëtoi jetë, por siguron që këta afganë dhe familjet e tyre do të kenë mundësi për të ndërtuar jetë të reja në SHBA”,
ka shkruar Hovenier.