Surroi: Serbia nuk do të krijojë trazira në rajonin e Ballkanit për shkak të prezencës së NATO-s

0
Surroi: Serbia nuk do të krijojë trazira në rajonin e Ballkanit për shkak të prezencës së NATO-s
Gjigandi

Veton Surroi i ftuar në RTV Ora u shpreh se Serbia nuk do të krijojë trazira në rajon sepse kemi të bëjmë me prezencën e NATO-s dhe me ndëshkimin e të cilin bën kjo organizatë.

Sipas tij, problemi më i madh është konservimi i Serbisë si një enklavë euroaziatike në një Evropë që bashkohet dhe se kjo i prish balancat mes popujve të Ballkanit.

Surroi: Serbia nuk do të krijojë trazira në rajon sepse kemi të bëjmë me prezencën e NATO-s dhe me ndëshkimin e të cilin bën kjo organizatë për këdo që do të prishë paqen në Ballkan. Problemi më i madh është konservimi i Serbisë si një enklavë euroaziatike në një Evropë që bashkohet. Kjo i prish balancat mes popujve të Ballkanit dhe nuk arrihet një paqe e përhershme, duke jetuar me narracione të luftës së papërfunduar dhe për këtë probleme nevojitet më shumë energji dhe kreativitet, si dhe lidership politik.

Ajo çka nevojitet është një bashkëdyzim forcash dhe lidershipi shqiptar së bashku me forcat e mëdha që të kalojmë nga faze e deritanishme joserioze në një kontekst shumë më pozitiv. Kemi të bëjmë një krizë në lindje që ka shkaktuar një kohezion pozitiv në NATO dhe BE, dhe ne duhet të kemi një kohezion për të zgjidhur çështjet e papërfunduara në Ballkan. Në formën me të cilën janë bërë eksperimente me republikën Serbska apo në Bosnje, po bëhet edhe në Ukrainë me republikat e ruse. Ndarja e territorit të Kosovës po të ndodhte do të aplikohej në shumë territore me prani ushtarake ruse.

Surroi shtoi se Ukraina të shërbejë si një poligon dhe ky është skenari më i keq, pasi Rusia nuk është e kënaqur me shembjen e murit të Berlinit dhe po e viziton me tanke historinë e vet

RonaTyra

Surroi: Tani kemi mundësinë që Ukraina të shërbejë si një poligon dhe ky është skenari më i keq. Rusia nuk është e kënaqur me shembjen e murit të Berlinit dhe po e viziton me tanke historinë e vet. Kjo mund të shërbejë si një ushqim për revizionizmin serb me shpërbërjen e Jugosllavisë. Për fat të mirë në jetojmë në habitatin e BE-se dhe NATO-s, ndërsa Ukraina është viktimë sepse është jashtë këtij habitati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu