Superliga turke merr goditje

0
Gjigandi

Skuadra e Trabzonspor ka njoftuar për raste të reja me koronavirus, pas testeve të kryera.

Dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv, bëhet e ditur përmes njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare të skuadrës, në rrjetin social ‘Twitter’.

“Si rezultat i testeve të Covid-19, ne kemi mësuar se kemi dy raste pozitive te lojtarët tanë. Derisa u dëshirojmë shërim të shpejtë, mendimet tona janë me ta. Shpresojmë që ata të rikthejnë shëndetin e tyre sa më parë”, thuhet në njoftimin e Trabzonspor.

Superliga e Turqisë ishte një nga ligat e fundit që ndali futbollin në Evropë. Raste pozitive ka pasur edhe te Fenerbahce.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu